BE aprovon raundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian ka aprovuar raundin e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenca franceze e Këshillit të Europës.

Masat e reja ndëshkimore përfshijnë ndalimin e importit të qymyrit rus, si dhe embargo në eksportet e armëve.

Gjithashtu, në sanksione përfshihet mbyllja e porteve europiane për mjetet lundruese ruse dhe ndalimi i eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë në Rusi.

Dokumenti që përmban emra të oligarkëve rusë dhe anëtarë të sigurimit e aparatit ushtarak, do të publikohet zyrtarisht ditën e premte.

Share This Article