Sali Berisha reagoi pas publikimit të lajmit të dënimit të Bojken Lakos me 3 vite burg për ndërtim pa leje.
“Një akt i pashembullt i paprecedentë, një urrejtje e neveritshme e Edi Ramës ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili për fajin e vetëm se nuk pranoi t’i thurë këngë “mbretit” të Milva Konomit, “Skënderbeut” të Spiropalit, “Zeusit” të Bilalit…”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
“Gjetën ta dënojnë me 3 vite burg sepse paska hapur një dritare pa leje, ndërkohë që bëhen pallate shumëkatëshe pa leje. Kjo është dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit dhe hakmarrjes primitive ndaj një këngëtari kaq të dashur për shqiptarët”.