Nga foltorja e Kongresit të Partisë Demokratike. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thumbuar ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me situatën aktuale të partisë me strukturat në terren.
Gjatë fjalës së tij, Manja tha se partia ka rënë në gjumë në terren dhe gjithçka e pret nga Edi Rama. Më pas Çuçi u shpreh se me këtë fjali Manja iu duk si anëtar i “Rithemelimit”.
Sipas Çuçit ndonëse në Dibër strukturat e PS thuajse nuk janë ekzistente, sipas tij në qytete të tjera situata është ndryshe. Si shembull, ai solli Beratin ku u shpreh se strukturat në këtë qytete funksionojnë më së miri.
“Duke dëgjuar Ulsiun dukej sikur po dëgjoje një anëtar të Rithemelimit. Dhe Partia nuk ekziston fare. Në fakt edhe ka të drejtë edhe nuk ka të drejtë. Të them të drejtën po të vë syzet e Ulsiut që i mora në Dibër, është realitet me tonin që e përshkroi këtu. Partia atje në Dibër thuajse nuk ekziston fare. Por nuk është kështu në të gjithë vendin. Se në Berat është model i kundërt me Dibrën.” tha Çuçi.