Boris Johnson, vizitë surprizë në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson bëri një vizitë surprizë në Kiev, ku zhvilloi një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

I pari i qeverisë britanike raportohet se ka arritur në Kiev në vazhdën e disa vizitave të zyrtarëve evropian që po bëjnë në Ukrainë.

Johnson pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme me të parin e shtetit ukrainas është takuar edhe kryeministri austriak, Karl Nehammer.

Ndryshe, Ukrainën gjatë ditës së djeshme e ka vizituar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Përfaqësuesi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrel.

Share This Article