Ndeshja e Bundesliga 1 mes Augsburg dhe Mainz, që u zhvillua më 6 prill, ka rënë në sy për shkak të një episodi që ka ndodhur në pjesë të dytë, kur lojtarët vendosen që ta ndërpresin ndeshjen për pak çaste, sa për t’i dhënë kohë të mjaftueshme lojtarit Moussa Niakhaté që të ushqehej për të bërë iftar, meqë ky i fundit po agjëron në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Një gjest i tillë është përcjellur me duartrokitje nga të pranishmit, meqë u vu në pah kultura e lart dhe respekti ndaj besimit fetar që ka tjetri. Ky episod sidomos sonte bëri xhiron e rrjetit nëpër botë, ku edhe platforma e madhe televizive ESPN e shpërndau videon.