E ardhmja e Erling Haaland ende mbetet në dyshim. Kur në garë janë klube me emër si Manchester City apo Real Madrid, sulmuesi norvegjez ka akoma dilema.
Sipas mediave sportive, dy klubet europiane i kanë bërë një ofertë të ngjashme lojtarit, i cili, siç raportohet, do të preferonte më shumë Spanjën sesa Anglinë. Siç raportohet, dy klubet janë të gatshme t’i paguajnë Borussia Dortmund 75 milionë eurot, pa komisione.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, kërkon një premio prej 40 milionë eurosh, ndërsa vetë babai i futbollistit 30 milionë, pra në total 70 milionë euro neto. Madrilenët duhet të paguajnë 140 milionë bruto vetëm për komisionet, një vlerë që konsiderohet e paimagjinusshme për klubin spanjoll.
E thënë ndryshe, në total, ky transferim mund të shkonte deri në 215 milionë euro, plus 40 milionë të tjera si pagë e lojtarit.
Një vlerë e madhe për spanjollët, të cilët në merkaton e verës, objektiv kryesor kanë futbollistin e PSG, Kylian Mbappe.