ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026 7 hours ago
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën 7 hours ago
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare  7 hours ago
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit  7 hours ago
EMRAT/ Lëvizje në qeverinë Rama, emërohen zv.ministrat e rinj 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

”Mbi 1 mijë marinsa u dorëzuan në Mariupol”, Kievi përgënjeshtron pretendimet e Moskës: Beteja po vazhdon

albnews by albnews
13 April, 2022
in Bota
0
”Mbi 1 mijë marinsa u dorëzuan në Mariupol”, Kievi përgënjeshtron pretendimet e Moskës: Beteja po vazhdon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më shumë se një mijë marinsa janë dorëzuar në qytetin port të Mariupolit në Ukrainë, sipas ministrisë së Mbrojtjes në Rusi. Nëse rusët arrijnë të marrin zonën industriale të Azovstal ku forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë, ata do të kishin kontrollin e plotë të qytetit aq shumë të dëshiruar për krijimin e një korridori të rëndësishëm tokësor mes rajoneve të Donbas dhe Krimesë.

“Në qytetin e Mariupolit, pranë uzinës së hekurit dhe çelikut, si rezultat i ofensivave të suksesshme nga forcat e armatosura ruse dhe milicitë e Republikës Popullore të Donetskut, 1026 ushtarë ukrainas të Brigadës së 36-të marinës ukrainase vullnetarisht hodhën armët dhe u dorëzuan”, deklaroi Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

RelatedPosts

Thellohet bilanci tragjik i zjarrit në 8 kullat e Hong Kongut, shkon në 36 numri i viktimave! Të paktën 279 persona të zhdukur

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

123 kilometra nën ujë, tuneli që do të përshkojë detin për 40 minuta

Por Kievi i përgënjeshtron pretendimet dhe thotë se beteja në Mariupol po vijon trup më trup. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë thotë se nuk ka informacion për dorëzim të mundshëm të ushtarëve ukrainas e madje bën të ditur se luftimet po vazhdojnë pranë fabrikës së hekurit dhe çelikut Azovstal, bastioni i të fundit i forcave ukrainase në Mariupol.

Gazetarë të Reuters që shoqërojnë separatistët e mbështetur nga Rusia, raportojnë se flakë po ngrihen nga zona industriale. Nëse pretendimet e Rusisë konfirmohen, ky do të ishte qyteti i parë i madh që bie në duart e pushtuesëve, duke shënuar një kthesë të rëndësishme të rrjedhës së luftës.

Sipas këshilltarit të kryebashkiakut të këtij qyteti, rusët synojnë të organizojnë një paradë në Mariupol më 9 maj, nëse fushata e tyre ushtarake do të ketë sukses. Siç thuhet, trupat janë urdhëruar të pastrojnë distriktin qendror të qytetit nga kufomat dhe mbeturinat për të mundësuar zhvillimin e paradës së fitores. Autoritetet atje vlerësojnë se rreth 21 mijë civilë mund të jenë vrarë në qytetin strategjik, i vënë në shënjestër të bombardimeve që prej nisjes së ofensivës ruse.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

26 November, 2025
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

26 November, 2025
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

26 November, 2025
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result