Rreth 89 mijë njerëz nga Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur vullnetin për të hapur shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas që po ikin nga lufta me Rusinë.
Sekretari i Shtetit për Strehimin, Komunitete dhe Qeverisje Vendore të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, gjatë ditës së djeshme njoftoi se britanikët janë në gjendje të sjellin çdo ukrainas në Britani për të jetuar në shtëpinë e tyre për të paktën gjashtë muaj, shkruan Skynews.
Teksa bën të ditur se refugjatët mund të jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar deri në tri vjet.
Faqja e internetit për regjistrimin e britanikëve për strehimin e ukrainasëve ra pas një kohe të shkurtër për shkak për shkak të kërkesës së madhe, transmeton Guardian.
Deri në orën 9 të mëngjesit, 88 mijë e 712 njerëz ishin regjistruar në skemë që të ofronin strehim.
Të paktën 2.6 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.