Një 24-vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali si pasojë e një aksidenti.
Diana Galicaj ishte duke udhëtuar me veturën e saj të tipit “Volkswagen Lupo” dhe u përplas me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë 24-vjeçaren nga makina.
Ajo vdiq në spital, duke mos mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punën në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.