Barcelona përshendetet këtu me Europa League. Katalanasit eleminohen në fazën çerekfinale nga Franfurt. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, teksa sonte në Camp nou, ekipi i Xavit u mposht 1-3.
Goli i parë do vinte pas 4 minutash lojë. Kostiç do shënonte nga penalltia, duke u treguar tejet i saktë. Topi në njërën anë, Ter Stegen në tjetrën, me tifozët e ekipit të Glasmer që festojnë në mënyrë të ligjshme tashmë.
Gjermanët do tregonin karakter në minutën e 36-të. Borre shfrytëzon më së miri një assist të Kostiç dhe dyfishon shifrat. Gjuajtja e tij nga larg është mjaft e bukur dhe gjen vetëm fundin e rrjetës.
Barcelonën e pret një punë e madhe përpara, pasi kujtojmë që ka barazuar 1-1 në takimin e parë dhe gjërat sa vijnë e vështirësohen.
Serbi Kostiç do ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. 29 vjeçari merrte topi mirë në minutën e 67-të dhe me një goditje interesante tokazi, do vriste përfundimisht shpresat e kundërshtarëve.
Barcelona do zgjohej vonë me Busquets.
Kështu, ekipi spanjoll duhet të fokusohet te kampionati, duke i dhënë fund kështu aventurës europiane më të keqe në histori.Rrugëtimin në Kupën me veshë të vegjël e vazhdon Leipzig, West Ham dhe Rangers.