Krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv. kryeministri Fatmir Limaj kanë përfunduar takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Deri tash asnjë nga liderët nuk është deklaruar për këtë takim.
Takimi vjen pas shtimit të presionit ndaj kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës, pas kërkesës së vazhdueshme nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Pas këtyre kërkesave, edhe vetë Veseli si partner i koalicionit, ka paralajmëruar prishje të partneritetit nëse taksa nuk pezullohet.