Bayern vendos duart te titulli i 10 kampion radhazi

albnews
By
1 Min Read

Bayern Munchen është pranë titullit të 10 radhazi kampion në Bundesligë.

Në javën e 30, bavarezët triumfuan 0-3 në fushën e Arminia Bielefeld. Takimi u zhbllokua që në minutën e 10, me autogolin e Laursen, ndërsa në fundin e pjesës së parë, në minutën e shtatë shtesë, Gnabry realizoi pas pasimit të marrë nga Joshua Kimmich.

Në minutën e 85, Musiala realizoi të tretin, pas një pasimi nga Lewandowski.

Tashmë, me vetëm katër ndeshje të mbetura, Bayern ka 9 pikë diferencë ndaj Borussia Dortmund dhe mund të shpallet kampion matematikisht javën e ardhshme.

Share This Article