ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035 5 hours ago
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka 5 hours ago
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies 5 hours ago
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit 5 hours ago
“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Vuçiq po ndërton një aeroport rreth 10 kilometra larg kufirit me Kroacinë, pse?

albnews by albnews
17 April, 2022
in Bota
0
Vuçiq po ndërton një aeroport rreth 10 kilometra larg kufirit me Kroacinë, pse?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas njoftimeve nga Republika Srpska, një aeroport “do të mbijë” afër Trebinjes në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhe siç shkruajnë mediat kroate, historia rreth këtij aeroporti është më shumë se 15 vjeçare, dhe tani është bërë përsëri aktuale.

RelatedPosts

123 kilometra nën ujë, tuneli që do të përshkojë detin për 40 minuta

“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator”

Blloku i pallateve përfshihet nga zjarri në Hong Kong, raportohet për viktima! Tym e flakë nga kullat

Bëhet fjalë për Trebinjën që është vetëm njëzet kilometra nga Dubrovniku në rrugë ajrore dhe ky aeroport do të ishte dhjetë kilometra nga kufiri shtetëror.

Me fjalë të tjera, do të ishte më afër Dubrovnikut sesa Aeroporti i Dubrovnikut, shkruan Index.hr.

Aeroporti në fund të vitit të ardhshëm?

Sipas medias kroat, Këshilli i Ministrave të BeH miratoi së fundmi një Vendim për përcaktimin e një pjese të territorit doganor të Bosnjë-Hercegovinës si “Zonë e Lirë e Trebinjës”.

Ky ishte parakusht për ndërtimin e aeroportit, investitor i të cilit është Republika e Serbisë.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Serbia do të investonte rreth 50 milionë euro në projektin e aeroportit të Trebinjës, i cili do të vendoset në fshatin Talezë.

Aeroporti do të mbulonte pak më shumë se 300 hektarë, dhe aeroporti duhet të fillojë të funksionojë në fund të vitit të ardhshëm.

Më herët ishte paralajmëruar se ndërtimi i aeroportit duhet të fillojë këtë vit, më saktë në pranverë.

Serbia do të kishte koncesion për aeroportin dhe do ta menaxhonte për tridhjetë vitet e ardhshme.

Gjithashtu u njoftua se pista në aeroport duhet të jetë e gjatë tre kilometra.

Pavarësisht nëse një ide e tillë është fare realiste, ka disa çështje që nuk janë sqaruar.

Së pari, thekson Index.hr, në kontekstin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, është interesant momenti gjeopolitik në të cilin duhet të fillojë ndërtimi i aeroportit.

Lufta është ndezur në Evropën Lindore dhe thuhet pa mëdyshje se për vendin që e provokoi atë, Rusinë, Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika Srpska, është një zonë me interes.

Madje, në disa media u përmend se ky aeroport mund të jetë një bazë ajrore ushtarake e Rusisë. Dhe aty është Serbia, çdo investim i së cilës në këtë fushë monitorohet nga afër.

Sidoqoftë, analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Branimir Vidmaroviq, ka komentuar për Index.hr njoftimin për ndërtimin e këtij aeroporti, duke thënë se nuk ka lidhje me Rusinë, por bëhet fjalë për bashkëpunim ndërmjet Republikës Srpska dhe Serbisë.

“Është një investim serb… Llogaritja është se ky projekt infrastrukturor do të ringjallë këtë pjesë të Republikës Srpska. Llogaritja është se do të tërheqë investime dhe rigjallëroj rajonin”, vlerëson Vidmaroviq.

Ai beson madje se nuk duhet të ketë frikë fare nga Rusia dhe ndonjë bazë ruse, sepse Kroacia është pjesë e aleancës së NATO-s, dhe ka një bazë të NATO-s në Kosovë.

“… Vuçiq do të dëgjojë Perëndimin më shumë se Rusinë në krizë. Serbia është më e varur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara sesa nga Rusia. E përsëris, aeroporti në Trebinje nuk mund të bëhet bazë ushtarake ruse – sidomos jo tani”, tha ai.

“Në kohë më të mira për Rusinë, dhjetë vjet më parë, frika do të ishte e vlefshme. Por tani në këto rrethana, kur BeH është nën llupë, kur ka një luftë në Ukrainë, një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, ka thënë ndër tjerash Vidmaroviq.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

26 November, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 November, 2025
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

26 November, 2025
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result