Pasi kishin shijuar gjatë gjithë ditës së diel motin e nxehtë, britanikët mbushën qendrat e disa prej qyteteve në darkë për t’u freskuar me disa pije të ftohta.
Të rinj dhe të reja mbushën rrugët e qyteteve dhe klubet e natës për të shijuar ditën e fundit të fundjavës së gjatë 4-ditore për shkak të festës së Pashkëve.
Në Newcastle, të rinjtë u dukën mjaft të lumtur teksa pozonin para kamerave të aparatit fotografik. Vajzat dukej sikur kishin zgjedhur veshjet më ekstravagante që të dilnin e të festonin.
“Daily Mail” shkruan se gjatë fundjavës ka pasur temperatura deri në 23 gradë Celsius, ku britanikët kanë përfituar dhe kanë dalë për të shijuar edhe rrezet e diellit.
Madje kjo bëri që shumë njerëz të shkonin drejt bregdetit dhe kopshteve të pijetoreve për t’u çlodhur. Pas një dimri të vështirë, moti i mirë erdhi si një lehtësim për shumicën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave britanike, njerëzit kanë shijuar që të enjten daljet nëpër qytet deri natën vonë, pasi kishin një fundjavë të gjatë pushim, për shkak të Pashkëve.