Në orët e para të luftës, Bullgaria dënoi agresionin e Rusisë.
Ne mbështetëm të gjitha sanksionet, pavarësisht kostos së lartë sociale. Bullgarët hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për ukrainasit, tha Presidenti Rumen Radev pas takimit me Ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba.
Ne këmbëngulim për një hetim të shpejtë ndërkombëtar dhe ndëshkim të atyre që janë përgjegjës për mizoritë, shtoi Radev dhe shprehu shpresën se Kievi po bën gjithçka për të zvogëluar numrin e viktimave në popullatën bullgare aty.
Bullgaria është e gatshme të rivendosë programin për trajtimin e ushtarëve ukrainas, tha presidenti në takim.
Është në interesin e përbashkët që Deti i Zi të jetë një zonë prosperiteti. “Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë me sanksionet”, tha Kuleba.