Ka përfunduar ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë. Ashtu siç pritej para fillimit të ndeshjes, Franca pa ndonjë problem të madh arriti ta mposhtë kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 4:1. Francezët arritën të shënojnë dy gola në çdo pjesë, ndërsa ajo e gjitha se çka arriti të bëjë Shqipëria ishte goli i nderit i shënuar nga pika e bardhë në fund të ndeshjes.
Ishte Kingsley Coman ai që shënoi i pari qysh në minutën e 8-të të ndeshjes. Ndërsa nuk vonoi shumë dhe Giruod shënoi për rezultatin përfundimtar të pjesë së parë. Sërish ishte anëtari i Bayern Munich, Coman që gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Francën në ndeshje. Ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 85-të, Kone shënoi golin e katërt për “Gjelat”.
Shqipëria arriti ta shënojë golin e nderit në shtëpinë e kampionëve të botës në minutën e 90-të të ndeshjes me anë të Sokol Cikalleshit, i cili realizoi nga pika e bardhë. Ky ishte goli i katër në karrierë për Cikalleshin me fanellën e kombëtares shqiptare.
Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve në grupin H, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë të martën në “Elbasan Arena” ndaj kombëtares së Islandës.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Francës në histori ndaj Shqipërisë në 8 ndeshje të zhvilluara, ku Shqipëria numëron edhe një fitore dhe një barazim.