Mashtroi një grua të Shqipërisë duke i marrë 135 mijë euro, arrestohet mësuesi nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar në kuadër të operacionit policor të koduar “Mysafiri”, pasi kishte përfituar 135 mijë euro nga një shtetase nëpërmjet mashtrimit.

Shtetasi Qerim Krasniqi, mësues me banim në Kamenicë të Kosovës, kishte marrë këtë shumë parash me pretendimin se do të hapte një call center dhe do t’i investonte.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Shqipëri pasi i kishte mashtruar.

Ky operacion u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article