Konsumimi i alkoolit në stadiumet sportive gjatë ndeshjeve mund të lejohet sërish në Angli.
Kjo praktikë lejohej edhe më parë në Angli, por u ndalua 37 vite më parë.
Sipas “Daily Mail” qeveria britanike pritet të testojë fillimisht këtë plan në një ndeshje të nivelit të ulët për të parë shkallën e sigurisë pas pirjes së alkoolit.
Kjo ndalesë nuk zbatohet për sportet e tjera, me Ligën që thotë se klubet po humbasin një burim të vlefshëm të ardhurash – vlerësohet se klubet mund të përfitojnë, mesatarisht, nga një rritje prej 2 £ për tifoz në ndeshjet në shtëpi. Në total, Kampionati, Liga e Parë dhe Liga e Dytë (shkalla e dytë, e tretë dhe e katërt) mund të kenë të ardhura rreth 41 milionë euro; vetëm Premier League një fitim prej 35 milionë.
Jo të gjithë e shohin masën me sy të mirë. Departamenti i policisë që mbikëqyr futbollin po e shikon skenën me njëfarë rezistence, me komisionerin e policisë së Cheshire, Mark Roberts, duke thënë se është “çmenduri” të heqësh ndalimin gjatë lojërave.
Policia vlerëson se është e mjaftueshme që tifozët lejohen të konsumojnë alkool gjatë hyrjes në stadium.