Në moshën 44-vjeçare, Gigi Buffon, portieri legjendar italian, vijon ende të luajë futboll, duke thyer rekorde.
Megjithatë, mbrëmjen e së hënës ai ka realizuar gafën më të madhe të karrierës së tij me skuadrën e Parma-s në Serie B, teksa luanin në transfertë ndaj skuadrës së Perugia-s.
I pa shqetësuar nga askush, Buffon del huq në një top të kthyer pas nga një prej mbrojtësve, ndërsa sulmuesi i Perugia-s nuk hezitoi të shënonte edhe golin e dytë për skuadrën e tij.