ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 6 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 7 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 7 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 7 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Cilat janë bindjet politike të Elon Musk?

albnews by albnews
26 April, 2022
in Bota
0
Cilat janë bindjet politike të Elon Musk?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Miliarderi Elon Musk është përshkruar shpesh si një ‘kapitalist ekstrem’ por cilat janë pikëpamjet politike të njeriut më të pasur në botë?

Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është edhe aq e drejtpërdrejt.

RelatedPosts

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

Në vitin 2011, Elon Musk e përshkroi veten si “gjysmë Demokrat, gjysmë Republikan” duke shtuar se e gjen veten diku në mes, “liberal në aspektin social dhe konservator në aspektin fiskal”.

Ndërkohë në një prej postimeve të tij në Twitter, ai thotë se e ndjen veten si një ‘socialist’ por “jo nga ata që i marrin resurset nga njerëzit produktivë për t’ia shpërndarë atyre më pak produktivë, nën pretendimin se po bëjnë mirë ndërkohë që në realitet shkaktojnë më shumë dëm”.

Më vonë, ai i kërkoi mbi 80 milionë ndjekësve të tij në Twitter, që të mos i merrnin shumë seriozisht postimet e tij.

Sigurisht, këto janë vetëm disa nga gjërat që Elon Musk ka thënë rreth politikës, por çfarë thonë ato që ai ka bërë rreth kësaj?

Gjatë një diskutimi për zhvillimet më të fundit në teknologji, Musk u shpreh pro aplikimit të një ‘page bazike universale’.

Në fakt, Musk nuk është thjesht pro kësaj ideje por ai ka thënë se do të vij një ditë që ajo do të kthehet në një domosdoshmëri.

Paga bazike universale është një lloj asistence sociale mujore, që sipas Musk, do të bëhet e nevojshme për t’iu paguar qytetarëve të botës, në një moment kur automatizimi do të detyrojë miliona njerëz të ngelen pa punë, pasi profesionet e tyre do të zëvendësohen nga robotët dhe inteligjenca artificiale.

Ky është një koncept që do ta bënte atë të klasifikohej menjëherë si një aderues i të majtës dhe politikave liberale por Musk është paksa më i komplikuar se kaq.

Left vs. Right

Fillimisht, pak kontekst rreth spektrit politik në SHBA – vendin që afrikano-jugori Elon Musk e ka quajtur “demokracinë më perfekte, e cila sot ka forcën më të madhe për të bërë mirë, në krahasim me çdo shtet tjetër”.

Të majtët apo liberalët – të cilët kanë pushtetin momentalisht në SHBA – i mëshojnë fortë rëndësisë së një ‘qeverie të madhe’ e njohur ndryshe si big government, me arsyetimin se shteti duhet të ketë një fuqi të madhe mbi individët dhe bizneset, gjë që përfshinë taksa të larta për të pasurit dhe idealisht, shpenzime të mëdha për programe sociale, edhe pse fatkeqësisht në praktikë nuk ndodh gjithnjë kështu.

Të djathtët nga ana tjetër, ose konservatorët, janë të përqendruar rreth “kultit” të individit dhe ata lobojnë për një qeveri apo shtet sa më të vogël – me arsyetimin se që modeli ekonomik kapitalist të manifestojë të gjithë potencialin e tij, taksat sidomos ndaj elitave të pasura, duhet të mbahen në minimum, në mënyrë që vetë tregu i lirë të seleksionojë më të “fortët” dhe të vendosë kush duhet të bëjë përpara dhe kush jo.

Sigurisht, ka edhe një kontekst parimor që i ndanë ato që njihen shpesh si “2 Amerikat”.

Ky kufi ndan ata amerikanë që e gjejnë veten më pranë modelit konservator të djathtë – që është i lidhur ngushtë me parimet fetare sidomos ato Judeo-Kristiane – nga ata që përshtaten me modelin liberal të majtë, që pretendon se është më gjithëpërfshirës ndaj komuniteteve të ndryshme apo edhe më pro politikave të emigracionit.

Ky spektër përmban sigurisht edhe aderuesit e qendrës apo ata që shpesh e përkufizojnë veten si libertarian.

Libertarianët në parim kërkojnë që të maksimizojnë autonominë e individit, duke minimizuar shtetin dhe duke i vënë një theks të veçantë lirisë së shprehjes por edhe politikave sociale.

Ata janë skeptikë ndaj autoriteteve dhe vendosjes së një sasie të madhe pushteti në duart e pak individëve. Kjo është edhe arsyeja pse ata besojnë që qytetarët e thjeshtë duhet të jenë më të përfshirë në politik-bërje.

Musk është përshkruar shpesh si libertarian, ama ai nuk i ka thënë kurrë jo subvencioneve të majme shtetërore sidomos gjatë administratës së djathtë të presidentit Donald Trump.

Një raport i vitit 2012 nga Sunlight Foundation, zbuloi se Musk kishte shpenzuar mbi $4 milionë dollarë për lobim në Kongresin Amerikan dhe mbi $800,000 dollarë në kontribute politike ndaj Demokratëve dhe Republikanëve.

I njëjti raport, tregoi se vetëm gjatë zgjedhjeve të vitit 2012, Musk kishte shpenzuar $250,000 dollarë për fushatën e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Këto shifra marramendëse tregojnë se Musk nuk është edhe aq i djathtë apo pro një shteti të vogël – sidomos nëse atij i leverdis të përfitojë shuma të majme nga koncesionet dhe subvencionet qeveritare.

Tashmë miliarderi është i fokusuar në blerjen e mundshme të një prej rrjeteve sociale më të mëdha – Twitter – e cila është edhe platforma kryesore e përdorur nga politikanët amerikanë për t’i dhënë zë opinionve të tyre.

Disa kritikë të Musk, e kanë quajtur “të rrezikshme” këtë lëvizje duke u shprehur të shqetësuar që një sasi kaq e madhe të dhënash do të mund të përqendrohej në duart e një personi të vetëm, sidomos një personi si Musk, i cili është i interesuar maksimizojë të ardhurat e tij.

Nga ana tjetër, para se të vetë-ofrohej për të blerë këtë rrjet social për plot $ 40 miliardë dollarë, Musk ka bërë disa kritika të ashpra kundër Twitter, duke thënë se kjo platformë e censuron lirinë e shprehjes.

Elon  Musk njihet mbi të gjitha për deklaratat e tij bombastike dhe shpesh herë kontroverse, gjë që e bën edhe më të vështirë përkufizimin e tij në një kamp të vetëm politik.

Kur e quajnë të djathtë, ai habit me deklarata kundër politikave anti-emigracion.

Kur e quajnë të majtë, ai habit me deklarata kundër masave anti-COVID.

Musk është një njeri i vështirë për t’u përkufizuar dhe në përgjithësi, më të mirët janë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result