Rusia ka vazhduar me sanksionimeve ndaj shteteve që kanë dalë kundër luftës në Ukrian.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se do të sanksionojë 287 deputetë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, duke i akuzuar ata për thirrje rusofobike, shkruan BBC.
Kjo do të thotë se rreth 213 politikanë konservatorë dhe 74 nga laburistët do të ndalohen të hyjnë në Rusi.
Ministria thotë se mund të ketë kundërmasa hakmarrëse të mëtejshme – pasi Britania e Madhe sanksionoi 386 parlamentarë rusë në mars – me më shumë emra të shtuar në listë.
Më herët Rusia ka sanksionuar edhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe politikan nga shtetet e tjera si Amerika dhe Australia./Shqip.com