Kryeparlamentari Talat Xhaferi sqaroi për vizitiën e tij në Ukrainë duke thesuar qytetett të cilat nuk janë të prekura nga lufta po punojnë dhe ka shpresë.
“S’do mend që është atmosferë lufte, ajo që le përshtypje që është pozitive qytetarët gjegjësisht vendbanimet të cilat nuk janë të prekura nga lufta me sjelljen e tyre janë të kyçur në procesin e mbështetjes së asaj që është përpjekje e institucioneve përkatëse për dalje nga ajo gjendje dhe të gjithë qytetarët e aftë për punë janë të kyçur në të gjitha instancat e punës nga bujqësia deri në administratë dhe ata të cilët janë të angazhuar për punë janë në vendet përkatëse”, tha Xhaferi.
Xhaferi tha se ka edhe shkatërrime masive në disa qytete dhe si pasoj e kësaj viktima të civilëve në numër të konsiderueshëm.