Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta uron partitë shqiptare për suksesin

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti ka uruar partitë shqiptare për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri.

Statusi i plotë i Presidentit Meta:

Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Share This Article