Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin janë ftuar në Samitin e G20-ës që do të mbahet në Indonezi nëntorin e ardhshëm.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze e lajmeve dhe sipas saj presidenti rus dhe ai ukrainas kanë marrë ftesë për Samitin e G20 në Indonezi.
Samiti i G20 do të mbahet në nëntor në Bali, Indonezi.
Fillimisht u mendua që Rusia të mos thirrej për shkak të ngjarjeve në Ukrainë dhe të mbahej një takim mes 19 vendeve. Megjithatë, Indonezia, e cila është vendi pritës, këmbënguli që të mos mbahet një samit i G-19 dhe të ftohen të gjitha vendet