Sot, seanca e posaçme parlamentare me Zelensky-n

albnews
By
1 Min Read

Ditën e sotme do të zhvillohet një seancë e posaçme parlamentare, ku Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet deputetëve shqiptare përmes një lidhje virtuale nga Kievi.

“Sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

Presidenti ukrainas ka shprehur dëshirën që të falenderojë Parlamentin shqiptar, e përmes tij dhe popullin shqiptarë për solidaritetin dhe mbështetjen e dhënë për popullin e Ukrainës, menjëherë pas ndërhyrjes se ushtrisë ruse.

Dy muaj më parë, Zelensky telefonoi kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për mbështetjen që qeveria shqiptare po jep në Këshillin e Sigurimit duke iniciuar dhe drejtuar së bashku me SHBA shumë nisma që i vijnë në ndihmë Ukrainës.

Share This Article