Për fat të keq shqiptarët shpesh bëhen protagonistë në vendet e tjera për “budallallëkun” e tyre.
Kur këto budallallëqe filmohen edhe nga kamerat, ngjarja i kalon kufijtë e turpit. E në fakt shqiptari i rradhës që ka bërë një budallallëk të tillë, është arrestuar nga policia. Episodi mjaft i çuditshëm për një mendje normale, ka ndodhur në Greqi.
Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk dhe sapo ajo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hdhur në det.
Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale. Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin.
Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave. Sipas ligjeve të shtetit fqinj, dhuna ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.