Britani, klubi Blackburn Rovers hapi stadiumin e tij për muslimanët për faljen e Bajramit

albnews
By
1 Min Read

Klubi Blackburn Rovers në Britani hapi stadiumin e tij për muslimanët për faljen e namazit të Bajramit.

Në një video që klubi anglez i futbollit postoi nga llogaria në median sociale, paraqiten pamje të faljes së namazit të Bajramit nga më shumë se një mijë muslimanë në fushën e gjelbër në stadiumin “Ewood Park” me një kapacitet prej rreth 32 mijë shikuesve i cili ndodhet në qytetin Blackburn.

Në një deklaratë nga klubi thuhet: “Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë në Blackburn Rovers. Rovers, u bë klubi i parë i futbollit në vend në fushën e të cilit falet namazi i Bajramit”.

Share This Article