150 raste me Hepatit akut te fëmijët në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hepatiti akut prek më rëndë moshën pediatrike. Të dhënat vijnë nga Britania e Madhe, e cila ka regjistruar rreth 150 raste nga 200 në total  në të gjithë botën.

Mjeku shqiptar në Britani, Laidon Shapo thotë se edhe pse pjesa më e madhe janë shëruar me shqetësim shihet numri i lartë i të prekurve që kërkojnë transplantet të mëlçisë.

E teksa edhe institucionet shëndetësore shqiptare janë në alert për survejancën e rasteve të dyshuara, mjeku Laidon Shapo tregon rastet kur prindërit duhet të shqetësohen.

Ekspertët mendojnë se hepatiti akut është një infeksion bashkëshoqërues i adenoviruseve dhe koronavirusit në situatë postpandemi, por deri tani nuk është mbërritur në një përfundim.

Share This Article