Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kavajën ku 27 vjeçari, Ilvi Stameta ka mbytur veten në ambientet e komisariatit të policisë Kavajë në orën 19:08.
Ai është ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës dyshohej për një vjedhje.
Burimet njoftojnë se 27-vjeçari është mbytur me çarçaf.
Policia i ka dhënë ndihmën e parë, por i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas burimeve të , trupi i viktimës po dërgohet në morg, ndërkohë SHÇBA ka nisur hetimet dhe priten arrestime brenda radhëve të policisë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.