E qëlloi me pistoletë në kokë dhe më pas e mbyti me thikë të birin 2-vjeçar, shpallet fajtor i ati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lukasz Czapla është dënuar për vrasjen e të birit 2-vjeçar, Julius të cilin e ka qëlluar vazhdimisht në kokë me pistoletë para se ta godiste me thikë dhe ta mbyste.

Sipas Sky News, Czapla e kreu aktin makabër pasi zbuloi se nëna e fëmijës së tij ishte në një lidhje të re. Ai u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë në Edinburg e cilësoi krimin si një akt që kishte ardhur në shenjë “hakmarrjeje dhe xhelozie”.

41-vjeçari tha në gjykatë se e qëlloi djalin e tij teksa flinte me një pistoletë. Kur fëmija u zgjua, i shqetësuar, e goditi me një thikë dhe e mbyti me një jastëk.

Fëmija kishte qëndruar në banesën e babait të tij në Muirhouse, Edinburgh. Prindërit e djalit ishin ndarë dy muaj më parë. Duke dhënë dëshmi gjatë gjyqit, Czapla pretendoi se ai vrau djalin e tij sepse kishte vendosur t’i jepte fund jetës së tij dhe nuk donte ta linte vetëm. Ai tha se u përpoq të vriste veten duke përdorur metoda të ndryshme pasi nuk donte të jetonte.

Në foto: Lukasz Czapla

Czapla u pyet nga avokati i tij Iain McSporran QC: “Kur e qëllove Julius në kokë, a menduat se kjo do ta vriste?”

Czapla u përgjigj: “Po.”

Avokati e pyeti: ” A ju kujtohet sa herë e keni gjuajtur?”

Czapla u përgjigj: “Jo”.

Avokati e pyeti: “Cili ishte efekti i qëllimit në kokë?”

Czapla tha: “Ai u zgjua”.

Avokati e pyeti: “Çfarë po përpiqeshit të bënit?”

Czapla u përgjigj: “Epo, mendova se ai do të largohej nga kjo botë menjëherë”

Avokati e pyeti: “A doje që ai të vuante?”

Czapla u përgjigj: “Jo, jo. Nuk doja që ai të vuante fare. Nuk ishte ky qëllimi”./

Share This Article