• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, çështja e liberalizimit të vizave, siguria në rajon e Procesi i Berlinit– gjithçka nga takimi i Kurtit me kancelarin gjerman

Dialogu Kosovë-Serbi, çështja e liberalizimit të vizave, siguria në rajon e Procesi i Berlinit– gjithçka nga takimi i Kurtit me kancelarin gjerman

by albnews
5 May, 2022
in Kosova
0
5
VIEWS

Nga Besnike Salihu-Telegrafi.com

Kancelari gjerman, Olaf Scholz të mërkurën ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kancelari gjerman fillimisht ka takuar kryeministrin Kurti, takim ky që ka pasuar me mbajtjen e një konference për media, për të vazhduar me takimin dhe më pas konferencën me presidentin serb, Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kërkoi konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë.

Para gazetarëve, kancelari gjerman Scholz tha se kohën e sotme, kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet dhe vlerësoi faktin se Kosova u pozicionua shumë herët dhe me qartësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbështetur sanksionet.

Ai tutje bëri të qartë se objektivi i dialogut është marrëveshja e gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Objektiv i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. E inkurajova Kurtin për konstruktivitet në negociata. Marrëveshja do t’u sillte të mira qytetarëve të të dyja vendeve’, tha kancelari gjerman.

Scholz në konferencën e përbashkët me Kurtin po ashtu njoftoi se shumë shpejt do ta vizitojë Prishtinën, ndërsa tha se në gjysmën e dytë të vitit do ta ftojë kreun e Qeverisë së Kosovës përsëri në Berlin për një takim tjetër.

I drejtpërdrejtë ishte edhe Kurti pas takimit me Scholz, duke u treguar i ashpër me BE-në për çështjen e mosliberalizimit të vizave.

Ai kërkoi nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin, që Gjermania të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

 ‘Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radha që edhe BE të kryej detyrat e saj’, tha ai, përcjell Telegrafi.

E lidhur me çështjen e vizave, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se do të angazhohet me këmbëngulje që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodh sa më shpejt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Berlin gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

‘Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën. Për këtë angazhohem në Bashkimin Evropian me këmbëngulje’, ka thënë kancelari gjerman, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për paqe të NATO-s ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë.

Ai ka thënë se mbështesin Procesin e Berlinit, derisa Kosova refuzon iniciativa tjera paralele.

Ai tha se iniciativat rajonale nuk mund të jenë zëvendësim për integrimet në BE, por duhet t’i përshpejtojnë ato.

 ‘Ne e mbështesim Procesin e Berlinit dhe mirëpritem përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim tregun e përbashkët rajonal, i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të Bashkimit Evropian. Ai është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë. Prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele. Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit më të mëdhenj’, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kurti ka thënë se Kosova është proaktive në dialogun me Serbinë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

‘Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit’, deklaroi tutje Kurti.

Lidhur me këto çështje, është shprehur edhe kancelari Scholz, duke thënë se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, andaj ai tha se në gjysmën e dytë do të ketë një ftesë për takim në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ky njoftim, sipas Kurtit, është i mirëpritur për Kosovën.

Kancelari gjerman tha, po ashtu, se do ta vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu në shtetet e rajonit.

Kurti nga Gjermania godet ‘Ballkanin e Hapur’: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes

Ndryshe, Kurti e ka falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për pritjen e ngrohtë që i ka bërë të mërkurën në Berlin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Berlin gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet i inkurajuar nga mbështetje e fortë e kancelarit Scholz për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit.

Ndryshe, në Berlin gjatë të mërkurës ishte edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një darkë joformale të mërkurën mbrëma priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke

‘Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune’, ka shkruar Kurti.

Previous Post

Putin përgatit rusët për luftë me NATO!/ Çfarë tregojnë lëvizjet e Putinit dhe Lavrovit

Next Post

Vetëvrasja e të riut në qeli, tre policë të arrestuar në Kavajë

albnews

albnews

Related Posts

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore
Kosova

Paneli i Ankesave në Kosovë anulon vendimin e KQZ-së, Lista Serbe rikthehet në garën zgjedhore

24 August, 2025
Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar
Kosova

Dështon konstituimi i Kuvendit, as Dimal Basha nuk votohet për kryeparlamentar

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes
Kosova

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025
Next Post
Vetëvrasja e të riut në qeli, tre policë të arrestuar në Kavajë

Vetëvrasja e të riut në qeli, tre policë të arrestuar në Kavajë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Skandal në Gjermani/ Babai i Bellingham u ballafaqua me tone të ashpra me trajnerin, BVB e shpall “non grata” në dhomat e zhveshjes

Skandal në Gjermani/ Babai i Bellingham u ballafaqua me tone të ashpra me trajnerin, BVB e shpall “non grata” në dhomat e zhveshjes

24 August, 2025
Fluks i lartë në dalje të Shqipërisë. Në Kakavije, në 24 orët e fundit kaluan mbi 12 mijë shtetas në hyrje-dalje

Fluks i lartë në dalje të Shqipërisë. Në Kakavije, në 24 orët e fundit kaluan mbi 12 mijë shtetas në hyrje-dalje

24 August, 2025
Rreziku i rrezatimit në Kursk, Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj centralit bërthamor

Rreziku i rrezatimit në Kursk, Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj centralit bërthamor

24 August, 2025
Cirku Kombëtar performancë mbresëlënëse në “Farbifestival” në Zvicër

Cirku Kombëtar performancë mbresëlënëse në “Farbifestival” në Zvicër

24 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5811 shares
    Share 2324 Tweet 1453
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2954 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2859 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2082 shares
    Share 833 Tweet 521
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM