Dy oficerë policie të cilët ‘u përfshinë në sjellje seksuale’ me njëri-tjetrin gjatë detyrës, janë shkarkuar për sjellje të pahijshme, thotë policia, shkruan ITVNews.
Dyshja nga Policia e Cambridgeshire – të emëruar publikisht vetëm si Polici A dhe Policja B, pranuan se kishin bërë seks me njëri-tjetrin dhjetëra herë dhe në vende të ndryshme.
Shefi i policisë Nick Dean tha se njerëzit ‘me të drejtë presin që kur një oficer të jetë në detyrë, të jetë atje për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer komunitetit, dhe të mos përfshihet në aktivitet seksual që sjell diskreditim në shërbim’.
Ai tha se burri dhe gruaja e kishin pranuar faktin se kishin bërë seks tek shefat e tyre.
Dy oficerët u zbulua se kishin shkelur standardet e sjelljes profesionale dhe u pushuan nga puna pa paralajmërim për sjellje të pahijshme të rëndë pas një seance private më 21 prill.
Policja B kishte dhënë dorëheqjen nga shërbimi policor përpara seancës, shtoi policia.