Lideri historik i PD-se, Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin për të garuar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Zgjedhjet do të zhvillohen në 22 maj, ndërkohë që afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për të garuar për kreun e PD është 7 maji.
Sakaq deri më tani ka qenë vetëm ish-kryeministri Berisha ai që ka dorëzuar dokumentacionin.
Kujtojmë se këtë të premte u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.
Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të PD u zgjedh Edi Paloka. Nga numërimi i fletëve të votimit, Edi Paloka rezultoi se kishte marrë 132 vota, ndërsa Eleina Qirici 79 vota.