Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58 për qind) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament.
Ndërkohë që vetëm një në katër shqiptarë (28.4 për qind) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament, sipas një anketimi.
Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37.6 për qind) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djathtë (31.7 për qind) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flasë në kuvend.
Akoma më shumë shqiptarë (65.5 për qind) nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson.
Vetëm 16.6 për qind e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.
Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23.7 për qind) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.
Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.