Timo Werner ka zbuluar se lojtarët e Chelseat u detyruan të kursejnë para pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi sanksione ndaj pronarit të klubit, Roman Abramoviqit.
Sulmuesi gjerman shpjegoi se çfarë lloj ndryshimesh përjetuan lojtarët në jetën e tyre të përditshme pasi u njoftuan se asetet e Abramovich ishin ngrirë.
“Për shembull, çantat dhe gjërat tona duhej të dilnin nga dhomat tona deri në orën 11 të mëngjesit, kur kishim një ndeshje të Ligës së Kampionëve, ku përpara çantat tona mund të qëndronin në dhomë për aq kohë sa qëndronim”, tha Werner për The Mirror.
“Ishin gjëra të vogla që ishin paksa qesharake. Jo gjëra për t’u shqetësuar”.
“Ndjemë se nuk mund të vinim më në lojë me dy autobusë, duhej të ishim pak më afër njëri-tjetrit, duhej të kursenim para në disa pika që është ndryshe nga ajo që ishim mësuar në hotel dhe diku tjetër”.
Werner shtoi se klubi ka bërë mirë duke e mbajtur larg situatën që mbretëronte në klub.
“Sigurisht që kemi dëgjuar shumë në shtyp dhe media, çfarë po ndodh, kush është pronari i ri, çfarë ndodh nëse nuk gjejmë pronar të ri”, shtoi ai.
“Mendoj se klubi bëri një punë shumë të mirë për të mbajtur gjithçka larg nesh sa më shumë që të jetë e mundur”.