Shaqiri vazhdon me asistime në MLS, një gabim i rëndë i portierit i kushton Chicagos me humbje

albnews
By
1 Min Read

Xherdan Shaqiri ka vazhduar shkëlqimin personal në elitën e futbollit amerikan MLS.

Por skuadra e yllit nga Kosova, Chicago Fire ka pësuar një tjetër humbje e cila ishte e katërta radhazi.

Fire u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-2, humbje që erdhi falë një gabimi trashanik të portierit të Chicagos, Slonina.

Xherdan Shaqiri ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke bërë një tjetër asistim për Chicagon këtë edicion në MLS.

Share This Article