Futbolli argjentinas është në zi teksa në një aksident rrugor të shtunën, humbën jetën dy binjakë futbollistë. Bëhet fjalë për 27-vjeçarët Ariel dhe Maxi Rolon teksa makina në të cilën udhëtonin pasi humbi kontrollonin u përplas me pemën.
Goditje së cilës për fatin e keq dy binjakët nuk mundën t’i mbijetonin. Sa i takon karrierës së tyre, më i famshmi ishte Maxi Rolon i cili për gjashtë vite ka qenë pjesë e Barcelonës B, madje klubi katalanas reagoi për aksidentin të cilin u përfshi ish-futbollisti i tyre duke shprehur keqardhjen në rrjetet sociale.
Së fundmi, Maxi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, ekip që bënte pjesë në një turne regjional në Argjentinë. Sakaq, Ariel Rolon aktivizohej në radhët e Huracan di Chabas.