SPAK kërkon arrestimin e tij, avokati: Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Ndërsa në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po diskutohet në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri nuk ndodhet në Shqipëri.

Lajmi është bërë me dije nga vetë avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori i cili tha gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se ai ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar, por pa specifikuar vendin se ku ka shkuar ish-zëvendëskryeministri.

Ndërkohë mbledhja në Këshillin e Mandateve vijon, teksa i pranishëm është edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Share This Article