Evakuimet e para të ushtarëve të plagosur nga uzina e çelikutr të Azovstal në Mariuopol kanë nisur.
Rreth një duzinë autobusë që transportonin luftëtarë ukrainas të cilët ishin ngujuar nën uzinën e rrethuar janë parë duke u larguar nga vendi, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase dhe BBC nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pavarur.
Një komandant i lartë i forcave ukrainase në uzinën e rrethuar tha më herët në një postim në mediat sociale se luftëtarët atje po zbatonin një vendim nga komanda e lartë ushtarake ukrainase për të shpëtuar jetën e personelit të shërbimit, por ai nuk dha detaje se cili ishte vendimi.
Kujtojmë se më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte arritur një marrëveshje me Ukrainën që ushtarët e plagosur të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga Kievi.
Reuters po raporton se ushtarët ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol kanë mbërritur në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk.
Rusia kishte thënë se do të përdorte një “korridor humanitar” të krijuar për të evakuuar ushtarët e plagosur ukrainas në një institucion mjekësor në qytet, rreth 45 km në lindje të Mariupolit.