Klubi anglez, Manchester United është duke shikuar me vëmendje mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.
Djajtë e Kuq arriten para disa ditësh marrëveshje me trajnerin Erik ten Hag, i cili do t’ju bashkohet gjatë muajit qershor.
Megjithatë, së bashku me të pritet të vijnë edhe disa pjesëtar të stafit, por edhe futbollistë.
Sipas The Telegraph, Martinez është ylli më i fundit i Ajaxit, i cili do të transferohet në Old Trafford së bashku me Erik ten Hag.
Qendërmbrojtësi i Argjentinës është shtuar në listën e dëshirave të trajnerit të ardhshëm të Djajve të Kuq, pasi mbrojtja është një repart që duhet përmirësuar.
24-vjeçari u transferua nga futbolli argjentinas për t’iu bashkuar gjigantëve holandezë në vitin 2019 dhe ka ndihmuar Ajaxin në fitimin e dy titujve të Eredivisie.
Martinez është i aftë të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor i fundit, teksa i përshtatet ‘taktikës mbrojtëse një-kundër-një’ të Ten Hag.
Argjentinasi ka tre sezone të mbetura në marrëveshjen e tij me Ajaxin dhe vlerësohet në rreth 25 milionë funte.