PSG e ka konfirmuar lajmin se Kylian Mbappe do të mbetet në klubin pariesien.
Lajmi që qarkullonte prej dy ditësh, tashmë është konfirmuar. “Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris”, thotë Mbappe në videon e njoftimit.
Ylli francez ka qenë në bisedime me Real Madridin dhe pritej që nga 1 korriku të bashkohej me këtë klub.
Por oferta e PSG-së dhe plani i klubit që ta ketë në qendër lojtarin kanë bërë që Mbappe të mbetet në klub.
Mbappe do të qëndrojë deri në vitin 2025 te PSG. Ai është në Paris Saint-Germain që nga viti 2017 kur erdhi nga AS Monaco.
Mbappe tashmë është në historinë e klubit, pasi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 168 gola dhe 87 asistime në 216 ndeshje, në të gjitha garat.
Sulmuesi 23-vjeçar ka fituar 4 kampionate franceze (2018, 2019, 2020, 2022), 3 kupa franceze ( 2018, 2020, 2021), 2 Kupa të Ligës (2018, 2020).