Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mes shumë prej vizitave të tij zyrtare, shefi i Qeverisë së Kosovës ka pasur rastin të takohet edhe me komunitetin shqiptar në Amerikë.

Në një takim të organizuar në Manhattan të New Yorkut me shqiptarët që jetojnë atje, Kurti është takuar nga afër edhe me këngëtaren rock, Flaka Krelani.

Ka qenë  kjo e fundit ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, disa fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës.

 “Me shkëlqesinë e tij, Z. Kurti”, shkroi këngëtarja me origjinë nga Gjakova në mbishkrimin e këtyre fotografive të ndara me afro 90 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Flaka ka dy vite që është shpërngulur nga Kosova në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shkuar atje me synimin për të realizuar ëndrrën amerikane, ndersa prej largimit të saj, fansat e Krelanit nuk kanë pasur mundësinë që të shijojnë një projekt të ri muzikor nga ajo, pasi ende nuk ka publikuar diçka të re.

Share This Article