ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump 9 hours ago
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h 9 hours ago
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja? 9 hours ago
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos 12 hours ago
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Kim Kardashian blen shtëpi të re për 5.9 milionë euro – paguan mbi 750 mijë euro ekstra vetëm për ta poseduar pronën e fqinjës së vdekur

albnews by albnews
22 May, 2022
in Bota
0
Kim Kardashian blen shtëpi të re për 5.9 milionë euro – paguan mbi 750 mijë euro ekstra vetëm për ta poseduar pronën e fqinjës së vdekur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kim Kardashian po zgjeron portofolin e pronave të saj në lagjen e saj, pasi bleu një shtëpi të re në vlerë 6.3 milionë dollarë (5.9 milionë euro) pranë rezidencës së saj në Hidden Hills.

Shtëpia prej 4,230 metrash katrorë është e vendosur midis shtëpisë së saj dhe pronës që ish-bashkëshorti i saj Kanye West bleu në një përpjekje për të qenë më afër katër fëmijëve që ata ndajnë së bashku; North, Saint, Chcago dhe Psalmi.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Ndërsa mund të jetë një fole e re dashurie për të dhe të dashurin Pete Davidson, blerja e re ka më shumë gjasa të jetë kërkesa e Kimit që të zgjerohet në shtëpinë e saj të ndërtuar me porosi, e cila ndodhet direkt në vendin fqinj, shkruan DailyMail.

Kim thuhet se ka paguar 800 mijë dollarë (757 mijë euro) mbi çmimin e kërkuar në mënyrë që ta blejë shtëpinë, duke u siguruar që ajo të mos ishte në duart e një fqinji të ri të mundshëm, sipas New York Post.

Megjithatë, shtëpia me pamje të bukur mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë, pasi Kim mund të planifikojë ta shembë plotësisht dhe të fillojë nga e para ndërtimet, siç njihet për të bërë gjëra të tilla.

Fotografitë e shtëpisë tregojnë se ajo është disi e vjetëruar, ndryshe nga shtëpia ultra-moderne që Kim ka aty pranë.

Shtëpia me katër dhoma gjumi dhe tri banja përmban një palë shkallë të gjelbra dhe kangjella ari të bukura brenda.

Prona është ndërtuar në vitin 1975 dhe sipas listimit është hera e parë që prona del në treg.

Pronarja e mëparshme Lilian Darling Holt ndërroi jetë në nëntor në moshën 84-vjeçare.

Në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua se Kanye kishte blerë gjithashtu një shtëpi më të vjetër përballë rrugës ku banon Kim – duke blerë një shtëpi me pesë dhoma gjumi për 4.5 milionë dollarë (4.2 milionë euro).

Ashtu si Kim, Kanye pagoi çmimin e kërkuar – 421,000 dollarë (398 mijë euro) apostafat për të qenë të saktë – për t’u siguruar që tjetër kush të mos e blinte atë.

Raportimet në media pohuan në atë kohë se Kanye e bleu shtëpinë vetëm për të qenë pranë Kimit, si në shenjë hakmarrje pas ndarjes.

“Shtëpia e re e Kanyet është një rrënim. Ai e bleu vetëm për vendndodhjen”, tha një burim për Revistën People.

“Është pranë Kimit dhe fëmijëve. Ai ka një vizion për shtëpinë dhe planifikon të fillojë ndërtimin sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi burimi.

Në fillim të këtij viti, Kanye bëri një sërë akuzash ndaj Kimit, duke thënë se ajo po e pengonte atë të kishte akses të plotë te katër fëmijët e tyre – diçka që miliarderja themeluese e markës “Skims” e mohoi. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se një marrëveshje mund të arrihet deri në afatin e së enjtes të Trump

23 November, 2025
Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

Beyonce shkëlqen në Çmimin e Madh të Las Vegasit, Hamilton i bën xhiro me 300 km/h

23 November, 2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

23 November, 2025
VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result