ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE 6 minutes ago
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë! 9 minutes ago
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve 11 minutes ago
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët 13 minutes ago
Bonusi i fundvitit për pensionistët, qeveria rishikon buxhetin. Sa pritet të marrin të moshuarit në dhjetor 15 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës para vizitës në Gjermani

albnews by albnews
11 September, 2019
in Albania
0
12 vite burg për Tahirin, Bardhi: Është show, i duhet Ramës para vizitës në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli ndër të tjera edhe mbi çështjen “Saimir Tahiri” duke e komentuar pretencën për 12 vite burg të ish-ministrit si show.

“Ne e kemi bërë të qartë dhe koha po na jep të drejtë se gjithë ai process gjyqësor dhe sjellja e Prokurorisë me çështjen e Saimir Tahirit është një show. Pra janë në rol Saimir Tahiri, Prokuroria dhe Gjykata. Janë në të njëjtin rol, atë të mbrojtjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pretencën 12 vjet burg nga prokuroria e shoh në të njëjtën logjikë apo linjë veprimi siç ishte edhe kërkesa për arrestim. Ju kujtoj që këtë javë kryeministri i Shqipërisë viziton Gjermaninë dhe sa herë, përpara se të vizitojë Gjermaninë, duke qenë se Gjermani e ka një nga kushtet për hapjen e negociatave procesin e rregullt dhe dënimin e e zyrtarëve të përfshirë në këtë dosje, edhe Saimir Tahirin të përmendur me emër të përveçëm, Edi Rama përdor prokurorinë për të bërë një lëvizje.  Ju kujtoj takimin e tij në Berlin dhe ju ftoj të hapni arkivat”, u shpreh ai.

RelatedPosts

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Më tej shtoi:

“Pak ditë përpara takimit të shkuar me kancelaren Merkel, nxiti prokurorinë të bënte gjoja sikur kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit dhe pas takimit e pamë të gjithë se nuk ndodhi. Në të njëjtën formë po vepron edhe tani.  Dua të sjell në vëmendje se të kërkosh për një person 12 vite burgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe personi të jetë në gjendje të lirë, kjo ndodh për herë të parë në 30 vite. Nuk ka ndodhur kurrë që të kërkohen 12 vite për një person, që tregon se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, pra ka mundësi të prishë prova, dhe ai të gjykohet apo të hetohet në gjendje të lirë. Pra, e gjitha kjo është një show. E kemi thënë që në fillim, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, për shkak të dosjes së  vëllait të tij, dosjes “Xibraka”, deklaroi Bardhi.

Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

7 November, 2025
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

7 November, 2025
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

7 November, 2025
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result