Masakër në Teksas, vriten 14 fëmijë dhe një mësues në shkollën fillore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të martë në një shkollë fillore në Teksas, ku një person hapi zjarr ndaj nxënësve duke lënë të vrarë 14, ndërsa ekzekutoi edhe një mësues.

Lajmi është konfirmuar edhe nga guvernatori Greg Abbott, i cili tha se autori ishte një 18-vjeçar që ka qëlluar me pistoletë dhe një pushkë. Ai u ekzekutua më pas nga policia.

Mësohet se fëmijët e vrarë janë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Ndërkohë, 13 fëmijë të tjerë dhe dy të rritur janë dërguar të plagosur në spital.

Kjo ngjarje vjen në mes të rritjes së ndjeshme të dhunës dhe përdorimit të armëve në Teksas.

Share This Article