Meta: 12 shtatori solli vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet

Meta tha se 12 shtatori solli vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. 12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e cdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim.”, tha ai për mediat.FOTO GALERI1/3

Share This Article