Pak orë para se deputetët në Kuvend të rrëzonin dekretet e presidentit Meta, përfshi edhe dy dekretet për koncesionet e rrugëve, Lulzim Basha ka bërë një kërcënim për deputetët.
Kryetari i PD tha se ata deputetë që do të rrëzojnë dekretin e Presidentit për të ligjëruar koncesionet e rrugëve do të ndëshkohen nga ligji, do të jenë pjesë e verifikimeve nga ligji antimafia por edhe SPAK.
Basha tha se dy koncesionet ai Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre janë kontrata korruptive të realizuara në restorantet e pëlqyera të kryeministrit pranë Kryeministrisë./Top Channel/