Një gazetar francez u vra sot në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, sipas guvernatorit Serhiy Gaidai.
Gaidai tha se reporteri u vra gjatë një evakuimi nga rajoni, i cili është përballur me zjarr të fortë ditët e fundit ndërsa pushtimi rus vazhdon.
“Sot automjeti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga zona dhe ra nën zjarr armik. Shkarkimet e predhave shpuan mburojat e blinduara të makinës, një plagë vdekjeprurëse në qafë mori një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin, një polic patrullimi u shpëtua nga një helmetë”, tha Guvernatori.