ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 5 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 5 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 5 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Top-Gun: Maverick, një hero në skenë

albnews by albnews
30 May, 2022
in Bota, Kulture
0
Top-Gun: Maverick, një hero në skenë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka shumë që pyesinin, ku bëhet Maverick? Ata që kanë parë “Top-Gun” të vitit 1986, një emblemë e epërsisë amerikane në botën e atëhershme, një hit- parade e forcës, vitalitetit, optimizmit që përbën atë ëndrrën amerikane të asaj kohe, me siguri që kanë pritur të shohin pilotin e jashtëzakonshëm, Pete “Maverick” Mitchell, se çfarë bën në këto 36 vitet e fundit.

Sesi një pilot i Luftës së Ftohtë mbijeton në kohën e tanishme dhe sesi ai mund t’i vlejë diçka më shumë sesa kujtimi i një veterani.

RelatedPosts

Mbreti Charles III i hoqi titujt mbretërore vëllait të tij, Andrew/ Trump reagon pas skandalit: Më vjen keq për familjen mbretërore

A do të hyjë në luftë SHBA, me Venezuelën?

Pas Mynihut e Berlinit, dronët “paralizojnë” edhe aeroportin e Bremenit

Episodi i këtij viti, ku producent është Tom Cruise dhe Jerry Buckheimer, ia del të risjellë një copëz nga drama e një brezi të kaluar në Amerikën e tanishme, disi e idealizuar sërish me atë pandryshueshmërinë e kodeve dhe simboleve të jetës dhe kulturës së saj, evokuar si një formë predikimi për atë që është humbur.

Filmi nuk përcjell asgjë nga modernia siç e kuptojmë ne kohën e internetit, aty shfaqet Amerika e dikurshme, apo e një narrative të kaluar, e njerëzve që përmbushin një detyrë, ku flitet për miqësinë dhe ku shenjues të tillë, si nderi, sakrifica, memoria dhe respekti për të, flasin në vetë të parë përmes personazhit kryesor. Një krenari krijuese, jo vetëm konservuese.

Maverick është i dënuar të jetë një hero dhe kjo përbën articialitetin e filmit, ndonëse dinamika dhe kinematika e ngjarjeve kanë një balancë shumë të mirë, me zgjidhje që vijnë nën parimin: Njeriu, pastaj teknologjia.

Producentët janë kujdesur që të shmangin, njësoj si në Top-Gun të vitit 1986, emërtimin e armikut, që ngjason diku si Kina, me “avionët e gjeneratës së pestë”, apo si Irani me objektivin sekret të shkatërrimit të një “impianti të prodhimit të uraniumit” në një vend të ruajtur më tepër se mirë.

Ka përherë rreziqe, përherë e më të sofistikuara, të cilat kërkojë sakrifica dhe heronj. Dhe Maverick thirret për këtë arsye, si legjenda që frymëzon, por edhe të cilit i njihet merita dhe vlera. Që këtu edhe roli episodik i Val Kilmer, tashmë një admiral i sëmurë që ndërron jetë, apo edhe ndërfutja e djalit të “Goose”, ndihmësit të vdekur të Maverick, si pika kontakti me një të shkuar “që duhet hedhur pas”.

Maverick nuk vritet, ai shpëtohet nga djali i “Goose”, “Rooster”, për të mposhtur në luftim 3 avionë të gjeneratës së pestë me një avion të vjedhur F-14, pas një misioni të kryer me F-18. Diçka e ekzagjeruar, por tipikisht e Top-Gun që ngre në piedestal një tipar të amerikanëve: iniciativën dhe aventurizmin, të dyja përbërës të një optimizmi që tashmë ka perënduar. Duke rindërtuar një figurë heroi për aktet e tij, jo muskulaturën dhe çmendurinë.

Në finale, filmi meriton notat më të mira për realizimin e vet, xhirimin dhe planet, diçka që do të njihet dhe vlerësohet. Sikurse episodi i parë që mbeti edhe për romancën e Maverick me Kelly McGillis(Charlotte “Charlie” Blackwood) nën muzikën e vlerësuar me “Oscar” të Moroder.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result