ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 12 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 12 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 13 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Raporti sekret amerikan: Putin i sëmurë me kancer ose Parkinson, vdekja e tij sjell kaos

albnews by albnews
3 June, 2022
in Bota
0
Raporti sekret amerikan: Putin i sëmurë me kancer ose Parkinson, vdekja e tij sjell kaos
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Vladimir Putin iu nënshtrua një trajtimi kundër kancerit në muajin prill”, thuhet në një raport të klasifikuar amerikan të cituar nga tabloidët britanikë. Zyrtarët e rangut të lartë citojnë burime të brendshme të Kremlinit që “po ndjejnë se fundi është afër” për presidentin 69-vjeçar rus.

Është përfolur prej kohësh se Putini ka qenë duke luftuar me probleme shëndetësore si kanceri ose Parkinson. Tre shefa të spiunazhit amerikan që i përkasin Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare, Forcave Ajrore të SHBA-së dhe Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes pohojnë se raporti i fundit i inteligjencës mbi shëndetin e Putinit tregon se ka shqetësime për paranojën e tij për të mbajtur pushtetin.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Zyrtarët e inteligjencës thanë se “përkeqësimi i shëndetit të Putinit do t’i bëjë më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore, por vdekja e tij do të shkaktojë kaos”.

Një oficer i lartë i inteligjencës i tha “Newsweek”: “Fuqia e Putin është e fortë, por jo më absolute. Lëvizjet brenda Kremlinit nuk kanë qenë kurrë më intensive gjatë sundimit të tij. Të gjithë e ndjejnë se fundi është afër.”

Ndërsa një drejtues i lartë i Forcave Ajrore shtoi: “A është Putin i sëmurë? Absolutisht po. Por ne nuk duhet të lejojmë që pritja për vdekjen e tij të nxisë veprime proaktive nga ana jonë. Një vakuum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën.”

Kremlini nuk ka komentuar mbi operacionin e supozuar të kancerit, por këmbëngul se Putin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fundjavën e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë zërat për shëndetin e keq të Putinit në një intervistë në TV francez. Disa raporte pretendojnë se Putin gjithashtu ka demencë të Parkinsonit ose është në fazën e hershme.

Ai është dukur gjithnjë e më i brishtë dhe i fryrë në fytyrë gjatë javëve të fundit.

Imazhet e tij të ulur me një batanije mbi gjunjë gjatë paradës së Ditës së Fitores në fillim të këtij muaji ishin larg nga personi i pamposhtur i njeriut të fortë që ai pëlqen të portretizojë.

Ndërkohë, dështimi i Putinit për të marrë pjesë në angazhimet kryesore dhe zhdukja e tij gjatë një transmetimi televiziv shtetëror i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Ka edhe burime të MI6 që mendojnë se Putin mund të ketë vdekur tashmë. Daily Star raporton se në daljet e fundit publike mund të jetë përdorur një sozi, pasi miqtë e tij në Kremlin duan të mbulojnë vdekjen e tij në një përpjekje për të marrë pushtetin.

Ka pasur zëra se shëndeti i “luftëtarit Putin” është përkeqësuar muajt e fundit pasi fytyra e tij është fryrë. Shefat e lartë të MI6 thonë se presidenti rus ka qenë i sëmurë rëndë kohët e fundit dhe se vdekja e tij ka të ngjarë të mbulohet. ©LAPSI.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result